Facebook teston një veçori të re për emër

Facebook është duke eksperimentuar me një veçori të re e cila ju lejon t’i tregoni të tjerëve se si ta shqiptojnë emrin tënd.

Auto & Tek

19/04/2015 19:31

Në disa profile, Facebook është duke shfaqur se si shqiptohet emri i përdoruesit. Për të ditur se si shqiptohet emri juaj kompania ka vendosur një klip me zë i cili e thotë emrin tuaj.

Për momentin kjo veçori është parë vetëm në disa profile, pasi që është ende në testim – veçori kjo për të cilën kompania thotë se do të jetë argëtues për përdoruesit, transmeton Lajmi.net.

876dff3c85076940d1ebd2d14d2bf81dda11974d

“Ne kemi filluar një test të kësaj veçorie e cila i mëson të tjerët se si ta shqiptojnë emrin tuaj. Shqiptimi i emrit do të shfaqet në profilin e përdoruesve së bashku me një opsion për njerëzit që ta klikojnë atë dhe ta dëgjojnë përmes një klipi se si shqiptohet emri. Për momentin, ne e kemi fokusuar testin vetëm me folësit e gjuhës angleze në SHBA.”, tha Facebook.

Nëse dëshironi të shihni nëse tashmë e keni veçorinë e re, Facebook thotë që të shkoni në rrjetin social përmes shfletuesit, dhe më pas ta vizitoni profilin tuaj, dhe në fund të klikoni About.

ed76fe5fd6755b6ee931fdd8b0eb2c14ae2c6c69

Nga aty, ju mund të klikoni “Details About You” dhe më pas “How do you say your name?”. Këtu, ju mund ta shikoni se si shqiptohet emri juaj, apo ta shkruani vetë shqiptimin.