Facebook synon t’i bëjë konkurrencë Bitcoin-it me valutën e saj Libra

Facebook po planifikon për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

Auto & Tek

23/06/2019 10:02

Nepërmjet një njoftimi bëhet e ditur se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania, shkruan CNN përcjellë Klan Kosova.

Pas këtij lajmi ka pasur shqetësime se si do të ketë më shumë siguri për këtë kriptovalutë, dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës.

Tutje u tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve.

Për sektorin e pagesave kjo është goditja e rradhës që bëhet nga një gjigant i teknologjisë, pasi më parë të njëjtën e kishin bërë kompanitë Google Pay, Apple Pay dhe Samsung Pay – edhe pse asnjë nga këto shërbime nuk bazohet në një monedhë digjitale.