Facebook shkakton shumë çrregullime

Njerëzit që shpenzojnë më shumë kohë në rrjete sociale, rrezikojnë të vuajnë nga ankthet, pagjumësia e stresi. Ata që gjithashtu i kushtojnë më shumë rëndësi komenteve dhe pëlqimeve në fotografitë dhe statuset që i postojnë, shpeshë herë mbesin pa ngrënë ushqim tërë ditën. Në studimin e publikuar në IJED, hulumtuesit studiuan 960 femra studente të kolegjit.…

Lifestyle

05/03/2014 22:09

Njerëzit që shpenzojnë më shumë kohë në rrjete sociale, rrezikojnë të vuajnë nga ankthet, pagjumësia e stresi.

Ata që gjithashtu i kushtojnë më shumë rëndësi komenteve dhe pëlqimeve në fotografitë dhe statuset që i postojnë, shpeshë herë mbesin pa ngrënë ushqim tërë ditën.

Në studimin e publikuar në IJED, hulumtuesit studiuan 960 femra studente të kolegjit.

Këto femra u vlerësuan sipas kohës që kaluan në Facebook dhe se sa të rëndësishme i konsideruan pëlqimet dhe statuset e tyre, në raport me ushqimin.

Mbi 95 përqind të studenteve në kolegj, në studimin e bërë e përdorin Facebookun , dhe ato shpenzojnë rreth 20 minuta në një web faqe, që i bie nga një orë në ditë për çdo web faqe – thotë Dr. Pamela Keel.

Dr.Keel erdhi në përfundim se femrat që e shpenzojnë shumicen e kohës ne Facebook , parashihet të kenë çrregullime të orarit të ngrënies, të përjetojnë ankthe dhe të jenë më të stresuara.

Këto femra, gjithashtu thuhet se nuk lënë që të ju ikën ndonjë koment apo pëlqim në statuse në Facebook, herë pas here e heqin etiketimin nga fotot e tyre dhe i krahasojnë fotografitë e veta me të shokëve.

Kjo është e rëndësishme sepse ankthet dhe shqetësimet e trupit e rrisin rrezikun për çrregullimin e shumë sistemeve në trup, thotë Dr Keel.