Facebook pezullon dhjetëra mijëra aplikacione, po cenonin privatësinë

Facebook ka pezulluar 'dhjetëra mijëra' aplikacione në platformën e tyre, për të cilat u gjet se po shpërndanin të dhëna "në mënyrë jo të duhur".

Auto & Tek

23/09/2019 12:17

Kompania nuk e përshkroi natyrën e të dhënave të mbledhura, transmeton lajmi.net.

Sipas një postimi në blog nga kompania të premten, pezullimi i atyre llogarive ishte pjesë e një shtytjeje më të gjerë të intimitetit nga kompania në vazhdën e skandaleve të të dhënave private.

Facebook thotë se hetimi u zhvillua mbi miliona aplikacione dhe nga ato të shqyrtuara, dhjetëra mijëra janë pezulluar për një sërë arsyesh ndërsa disa janë ndaluar plotësisht.

“Kjo mund të ndodhë për çdo numër arsyesh, përfshirë shpërndarjen jo të duhur të të dhënave të marra nga ne, përpunimin e të dhënave në dispozicion të publikut pa mbrojtur identitetin e njerëzve ose diçka tjetër që binte në kundërshtim të qartë të politikave tona”, deklaroi kompania në blog.

Në mesin e atyre aplikacioneve të ndaluar ishte ai i myPersonality, i cili u gjet duke shpërndarë të dhëna me studiues dhe kompani të ndryshme. /Lajmi.net/