Facebook mundë të identifikoj njerëzit edhe pse ata i fshehin fytyrat

Gjiganti amerikan Facebook, raportohet se ka zhvilluar një algoritëm që mund të identifikojë fytyrat e njerëzve, edhe pse ata i mbulojnë ato me dorë.

Fun

24/06/2015 22:49

Teknologjia e sofistikuar mund të identifikojë njerëzit vetëm në bazë të asaj se çfarë rroba kanë veshur ata, ose në bazë të formave të trupit, thonë disa shkencëtar të rinj, raporton Indepedent.

Kjo teknologji pritet të futet edhe në rrjetin social Facebook, ku do të ndihmojë në identifikimin e njerëzve të cilët kanë ngarkuar fotografitë e tyre në Facebook, transmeton lajmi.net.

Por një veçori të ngjashme Facebook e ka në dispozicion tash e disa vite, pasi përmes një etiketimi në fotografi mund të dihet identiteti i personave.