Facebook Messenger arrin një miliardë shkarkime në Google Play

Facebook bëri të ditur dje se versioni Android i aplikacionit Facebook Messenger është shkarkuar më shumë se një miliardë herë në dyqanin Google Play.

Auto & Tek

10/06/2015 18:19

“Jemi të lumtur që kemi arritur një miliardë shkarkime të versionit Android,” tha kreu i ekipit të Messenger David Marcus në një postim online.

Ndryshe nga Facebook, vetëm aplikacionet e Google për pajisjet Android kishin arritur një miliardë shkarkime në Google Play, transmeton Lajmi.net.

Vitin e kaluar Facebook ndau Messenger-in nga aplikacioni zyrtar i Facebook, duke i shtyrë kështu përdoruesit që ta shkarkojnë atë për të biseduar me miqtë dhe familjarët.

Me veçoritë e reja tashmë në këtë aplikacion, përdoruesit mund të bëjnë thirrje me zë apo me video.