Facebook me një ndryshim të ri

Facebook është duke vazhduar ëndrrën e Mark Zuckerberg për ta shëndrruar rrjetin social në një gazetë perfekte dhe të personalizuar për të gjithë njerëzit në botë, duke ju dhënë kështu edhe më shumë kontroll në kategorinë 'Njoftime Lajmesh' apo News Feed.

Auto & Tek

08/11/2014 16:14

Kompania është duke shtuar një parametër të ri në faqen e të rejave, ku në zonën e ‘News Feed’ do të shfaqen vetëm të rejat e atyre njerëzve me të cilët përdoruesit ndërveprojnë dhe komunikojnë më së shumti, transmeton Lajmi.net.

Ky ndryshim do t’i lejojë përdoruesit që më lehtë të shtojnë dhe të fshinë njerëz dhe faqe nga faqja e të rejave, bazuar në interesat e përdoruesit.

Kjo karakteristikë është në dispozicion në dy versionet – si në desktop ashtu edhe në mobil – ku në aplikacionin e Facebook për celularë kjo veçori do të vijë pas disa javëve.

Përdoruesit do të munden gjithashtu të përdorin shigjetat gri që shfaqen në cepat e sipërm të djathtë të postimeve, për të fshehur të reja për të cilat ata nuk janë të interesuar t’i lexojnë, transmeton Lajmi.net.