Facebook lanson pajisjen që e kemi pritur të gjithë

Facebook ka kohë që synon t'i mbajë përdoruesit e saj të lidhur me të dashurit - dhe gjigandi i rrjeteve sociale sapo e vendosi këtë qëllim një hap më tej.

Auto & Tek

18/09/2019 22:16

Firma ka lëshuar pajisjen e saj ‘Portal’, një model 10 inç, një version miniaturë dhe një pajisje që shndërron televizorët në një ekran të pajisjeve të zgjuara, duke lejuar përdoruesit të bisedojnë me këdo në botë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, disa e vënë në dyshim agjendën e vërtetë të Facebook-ut me dëshirën për të vendosur një aparat fotografik dhe mikrofon në shtëpi, pasi gjiganti i medieve sociale është kritikuar për ruajtje të privatësisë.

“Ne e dimë se kategoria e pajisjeve inteligjente është e kompletuar dhe konkurruese”, tha zëdhënësi i Facebook, ndërsa ofronte një pamje të ‘Portal’-it.

‘Portal’ dhe ‘Portal Mini’ do vendosen në shitje më 15 shtator, derisa pajisja me madhësi të laptopit që kthen televizionin në një ekran të zgjuar do fillojë shitjen, me një çmim prej 149 dollarësh. /Lajmi.net/