Facebook: Kështu manipulojnë qeveritë me publikun përmes rrjeteve shoqërore
Facebook është shndërruar në poligon për manipulimin e mendimit publik dhe qeveritë në gjithë botën këtë e keqpërdorin për shumë arsye, thuhet në raportin më të ri.
Fun
Rrjeti shoqëror do të definojë planet e veta në luftën kundër asaj që quhet “operacion i informacioneve”, të cilin e financojnë shtetet, thuhet në raport, transmeton Reuters.
“Operacionet e informacioneve” fshihen mbrapa lajmeve të rreme, me të cilat merren profesionistët e paguar dhe zyrtarët shtetërorë duke përdorur llogari të rreme për të shtuar qarkullimin e storieve nacionaliste dhe raciste.
Në Facebook thonë se njerëzit me dijeni relevante për “situatën politike” qëndrojnë mbrapa shumicës së operacioneve.