Facebook kërcënon, do dilni nga loja në qoftë se nuk zbatoni këto rregulla
Mund të mos e keni menduar, por Facebook na ka kërcënuar. Facebook në mënyrë që rë rrisë fitimet ka bërë disa ndryshime me algoritmat. Kjo sjell ulje të fitime për kompanitë që operojnë si biznese ne Facebook.
Fun
Portali i huaj i lifestyle-it, “Little Things” thotë se është detyruar të mbyllë aktivitetin e tij pas ndryshimeve të bëra në algoritmat në Neës Feed nga Facebook
Mbyllja e biznesit të fokusuar tek femrat do të rezultojë në humbjen e 100 vendeve të punës. Kompania ishte e përqëndruar në publikimin e lajmeve dhe videove në faqen e saj. Që në fillimet e saj, në vitin 2014, ajo tërhoqi 12 milionë ndjekës në Facebook.
Por kompania tha se ndryshimet e Facebook kanë qenë “katastrofike” për të.
Shefi ekzekutiv, Joe Spieser, tha për Business Insider se ndryshimet e fundit të algoritmit në Facebook kanë zhdukur afërsisht 75% të trafikut organik për “Little Things” duke goditur kështu direkt të ardhurat e saj.
Në janar, rrjeti social tha se do t’i jepte përparësi përmbajtjes nga miqtë dhe familjarët, në vend të postimeve nga faqe të ndryshme. Mesa duket tashmë kanë filluar hapat e para të implementimit të këtij vendimi.
“Little Things” u shpreh se kishte qenë në bisedime për të shitur biznesin e saj në një kompani tjetër mediatike. Megjithatë, në një shkresë për stafin e saj, ajo zbuloi se blerësi ishte tërhequr.
“Bizneset që dëshironin të blinin “Little Things” u frikësuan dhe menjëherë dolën nga procesi i blerjes, duke na lënë në rrezik ndaj borxhit të bankës dhe përfundimisht duke sjellë një fund të përshpejtuar në historinë tonë,” thanë burime nga faqja.
“Little Things” filloi si një faqe me përmbajtje marketingu për dyqanin e shitjes me pakicë PetFloë, në internet në vitin 2014. Faqja e saj në Facebook tërhoqi 800,000 ndjekës në Qershor të po atij viti. PetFloë më pas u largua duke u bërë një kompani e pavarur në Shtator të vitit 2014.
Kompania kishte përfituar nga fokusi i Facebook në video në atë kohë dhe kishte prodhuar video që kishin lidhje me stilin e jetesës dhe përmbajtje për gatimin.
Gretchen Tibbits, presidentja dhe shefja operative për firmën, i tha BBC-së se gjëja më e vështirë për kompaninë është se “100 persona të mrekullueshëm janë prekur nga ky ndryshim”.
Kompania tha se do të vazhdojë të përditësojë faqen e saj për momentin, por znj. Tibbits konfirmoi se “sot është dita e fundit” për firmën.