Facebook ju fton në ditëlindjen e 12-të

Mark Zuckerberg, i cili edhe është themeluesi i gjigantit social Facebook, po ndihet tashmë krenar me punën që ai bëri 12 vite më parë.

Fun

13/01/2016 21:05

Kështu të paktën ka shkruajtur në profilin e tij të po të njëjtit rrjet social ku fton të gjithë përdoruesit e Facebook, që të vazhdojnë e të sjellin risitë e tyre përmes këtij rrjeti gjigant, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij themelimin e Facebook e bëri thjeshtë duke mos menduar që do të arrihet diçka e tillë kaq madhështore vetëm përmes një dritareje interneti.

Zuckerberg bëri të ditur se Facebook do të gëzojë me 4 shkurt ditëlindjen e  12, e për nder të kësaj dite si një themelues i këtij rrjeti social, ai ka kërkuar nga të gjithë përdoruesit e llogarive, që 4 shkurti të mbetet si dita e shoqërisë.

Mark Zuckerberg ftoi të gjithë ata të cilët filluan shoqërimin e tyre përmes Facebook, që të bashkangjitën në #friendsday, apo ditën e shoqërisë, pikërisht që në ditëlindjen e 12-të të Facebook, me 4 shkurt të këtij viti, përcjellë Klan Kosova.