‘Facebook’ do ua lejojë përdoruesve të pëlqejnë postimet me prekje të dyfishtë të ekranit

Herën tjetër, bëni kujdes përpara se të zmadhoni fotografinë e dikuj në Facebook.

Auto & Tek

11/06/2019 17:14

Gjiganti i rrjeteve sociale ka përditësuar aplikacionin e ‘Facebook’ për sistemin operativ ‘iOS’, duke ua mundësuar përdoruesve që bartin ‘iPhone’ të pëlqejnë fotografi, vetëm duke klikuar dy herë në ekran, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, ‘Facebook’ po kopjon nga Instagrami, e cila ua mundëson të njëjtën mundësi shfrytëzuesve të rrjetit social në pronësi të ‘Facebook’.

Tipari për herë të parë u vërejt nga konsulenti i mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Navarra.

Nuk është ende e qartë nëse përditësimi do jetë dispozicion për të gjithë përdoruesit, ose nëse është vetëm pjesë e një prove, me fushëveprim të kufizuar. /Lajmi.net/