Facebook do t’ju njoftoj kur dikush tjetër ngarkon një foto tuaj

Facebook ka filluar të nxjerrë një përditësim në sistemin e tij të etiketimit të fotove që tani do të skanojë fotot e sapo ngarkuara dhe do të lajmërojë automatikisht të gjithë përdoruesit që i njeh në atë fotografi.

Fun

29/12/2017 13:47

“Këto karakteristika të reja ju ndihmojnë të gjeni foto që nuk jeni të etiketuar dhe t’ju ndihmojnë të zbuloni kur të tjerët mund të përpiqen të përdorin imazhin tuaj si foto të profilit të tyre”, tha Joaquin Quiñonero Candela, drejtor i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në Facebook, shkruan Telegrafi.

Sistemi i etiketimit të fotove në Facebook punon duke skanuar çdo përdorues të imazhit të ngarkuar në faqe. Sistemi zbulon fytyrat dhe llogaritë një varg numrash për çdo fytyrë, pastaj e krahason këtë model me modelet e fytyrës të përdoruesve të tjerë të Facebook dhe përdor rezultatet si sugjerime për etiketim të fotografive.

Facebook shpreson se ky mjet i ri do të ndihmojë në frenimin e abuzimeve dhe kopjimin e llogarive. /Lajmi.net/