Facebook bie nga sistemi

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë pjesërisht nga sistemi në mbrëmjen e së mërkurës.

Auto & Tek

29/05/2019 22:21

Sipas raportimeve të fundit, Facebook ka qenë jofunksional për miliona përdorues në mbarë botën, transmeton lajmi.net.

Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha, përfshirë edhe Evropën.

Përdoruesit po ankohen se nuk po arrijnë të postojnë apo të kyçen në llogaritë e tyre. /Lajmi.net/