Fabrizio Romano konfirmon të ardhmen e Guardiolas

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Sport

27/05/2021 11:00

Media spanjolle, Diario AS, ka raportuar se Joan Laporta do të tentojë me të gjitha forcat të rikthejë trajnerin Pep Guardiola në skuadër, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, një gjë e tillë duket shumë larg realitetit sipas gazetarit Romano.

“Pep Guardiola nuk ka në plan të largohet nga Manchester City. Edhe nëse ai fiton Ligën e Kampionëve të shtunën, Pep do të qëndrojë te Man City”, ka thënë Romano në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

Tutje, gazetari ka shtuar se Guardiola veçse është duke menduar për transferimet e “Qytetarëve” në afatin kalimtar të verës./Lajmi.net/