Fabregas zbulon si e bindi Mourinho për transferimin te Chelsea
Cesc Fabregas ka zbuluar se si Jose Mourinho e bindi atë që të trasnferohet te skuadra e Chelsea.
Sport
Tashmë mesfushori i Monaco ka thënë se nuk do të besonte kurrë që do të ishte aq i lumtur te ‘Blutë’, pasur parasysh se kaloi disa vite me Arsenal.
Kalimi i Fabregas te Chelsea ishte befasues për shumë kë, por për këtë lëvizje më meritori del të ketë qenë Jose Mourinho.
“Kur e takova atë, ai më tha se ka nevojë për dy lojtarë. ‘Do nënshkruaj me Diego Costa. Nëse ti vjen, kjo skuadër fiton titullin”, i kishte thënë Mourinho Fabregasit, transmeton lajmi.net.
Fabregas irritoi disa tifozë të Arsenal pasi zgjodhi të kalonte te skuadra e Chelsea, por në fund kjo doli të ishte zgjedhje e mirë për spanjollin.
Fabregas arriti të fitonte Premierligën me skuadrën e Chelsea, pikërisht nën urdhrat e Jose Mourinho. /Lajmi.net/