Fabio Viera i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Leicesterit
Ndonëse u përfol se mund të mungojë edhe për ndeshjen e nesërme, Fabio Viera do të jetë gati kundër Leicester Cityt në kuadër të Premier League. Mesfushori pati një problem me kyçin e këmbës dhe e humbi pjesën e parasezonit shkaku i këtij shqetësimi. Gjithsesi, tanimë duket se kjo periudhë ka kaluar dhe portugezi është…
Sport
Ndonëse u përfol se mund të mungojë edhe për ndeshjen e nesërme, Fabio Viera do të jetë gati kundër Leicester Cityt në kuadër të Premier League.
Mesfushori pati një problem me kyçin e këmbës dhe e humbi pjesën e parasezonit shkaku i këtij shqetësimi.
Gjithsesi, tanimë duket se kjo periudhë ka kaluar dhe portugezi është gati të japë kontributin e tij.
Ai është stërvitur normalisht me skuadrën, së bashku me Kieran Tierney dhe Takehiro Tomiyasu, që po ashtu ishin paraprakisht të lënduar.
Ndeshja ndaj Leicester luhet në “Emirates Stadium” në orën 16:00. /Lajmi.net/