FA Cup: Man City shkatërron Port Valen

Manchester City ka shënuar një fitore bindëse në startin e vitit 2020.

Sport

04/01/2020 20:21

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur Port Vale me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua qysh pas 19 minutave, kur Oleksandr Zinchenko dërgoi topin në rrjetë.

Mysafirët befasuan duke barazuar rezultatin në minutën 35’, me anë të Tom Pope, por kjo ishte krejt çka ata treguan.

Manchester City riktheu epërsinë duke realizuar me anë të Sergio Aguero, tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ‘Citizens’ gjetën golin edhe dy herë të tjera, fillimisht me Taylor Harwood – Bellis (58’), dhe më pas me anë të Phil Foden, në minutën e 76’.

Me këtë fitore, Manchester City kalon në raundin tjetër të garave. /Lajmi.net/