Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

F1 mund të humb katër skuadra, nëse kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid19 nuk trajtohet si duhet

20:58 | 6 Prill 2020

Katër skuadra të Formula 1 rrezikojnë të shuhen.

Shefi ekzekutiv i McLaren Formula 1, Zak Brown, ka bërë thirrje për shtim të vëmendjes, duke insistuar se F1 mund të përballet me kolaps.

Brown insiston se katër skuadra të Formula 1 rrezikojnë të humbin, nëse situata e shkaktuar nga Covid19 nuk trajtohet si duhet.

“Kjo është shkatërruese për skuadrat. Dhe, nëse është shkatërruese për disa skuadra (nuk ka nevojë të jenë më shumë se 2), atëherë është kërcënuese për F1 si tërësi”, ka thënë Brown, transmeton lajmi.net.

“Mund të shoh katër skuadra teksa shuhen, nëse kjo situatë nuk trajtohet si duhet”, shtoi shefi ekzekutiv i McLaren.

“Kështuqë, besoj se Formula 1 është në një situatë shumë fragjile aktualisht”, tërhoqi tutje vëmendjen Brown.

Formula 1, njësoj si të gjitha sportet, është obliguar të shtyjë një numër garash, të cilat sigurisht janë pasuar me humbje të mëdha. /Lajmi.net/