Evropa kërkon karikues universal, por Apple nuk është aspak e lumtur

8% e konsumatorëve nuk kanë mundur ta karikojnë telefonin e tyre në të paktën një rast sepse nuk kishin karikuesin e duhur në dorë.

Auto & Tek

12/10/2021 21:27

Bashkimi Evropian propozoi rregulla të reja të enjten që do t’i bëjnë portat USB-C standarde në smartfonë, tabletë, kamera, altoparlantët portativë dhe sistemet e lojërave të dorës. Me pak fjalë Evropa po kërkon karikues universal për të gjitha këto pajisje, shkruan BBC.

Ky veprim është një pengesë për Apple, që përdor portën e vet “Lightning” në iPhone. Ndërsa rregullat e reja mund të jenë ende larg hyrjes në fuqi, Apple mund të detyrohet të bëjë ndryshime në produktin e saj, transmeton lajmi.net.

Llojet më të zakonshme të karikuesve

“Konsumatorët evropianë ishin shumë të frustruar për karikuesët e papërshtatshëm të grumbulluar në sirtarët e tyre. Ne i dhamë industrisë shumë kohë për të dalë me zgjidhjet e tyre, tani ka ardhur koha për veprime legjislative për një karikues të zakonshëm,” tha shefja e teknologjisë e BE, Margrethe Vestager në një deklaratë. “Kjo është një fitore e rëndësishme për konsumatorët dhe mjedisin tonë dhe në përputhje me ambiciet tona jeshile dhe dixhitale.”

Qytetarët e BE-së posedojnë mesatarisht tre karikues të telefonave celularë, sipas Komisionit Evropian. Por 38% e konsumatorëve nuk kanë mundur ta karikojnë telefonin e tyre në të paktën një rast sepse nuk kishin karikuesin e duhur në dorë.

Afërsisht 2.4 miliardë euro shpenzohen çdo vit vetëm për karikues që nuk vijnë me pajisjet elektronike, sipas Komisionit Evropian. /Lajmi.net/