Evolucioni i celularëve Nokia

Celularët e pathyeshëm të Nokia-së nuk ekzistojnë më, por ne ju prezantojmë evolucionin e celularëve të Nokia, të cilët kanë lënë gjurmë përgjatë historisë në disa dekada.

Auto & Tek

24/10/2014 20:13

Microsoft, që e bleu kompaninë e celularëve prillin e kaluar, ka njoftuar se do të përdorë emrin e kompanisë për disa pajisje të ardhshme.

Në vend të kësaj, celularët Lumia të Nokia do të quhen thjeshtë ‘Microsoft Lumia’, transmeton Lajmi.net.

Nokia, e njohur më mirë për cilësinë harduerike të celularëve dhe inovacionin e hershëm të saj në tregun e telefonisë mobile, ka pasur një histori të gjatë që ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Nga dominimi i tregut të celularëve në vitet e 90’a e deri tek partneriteti me Microsoft në vitin 2011 për sistemin operativ Windows, kompania ka pasur një ngritje dhe ulje përgjatë viteve.

Lartë në foto janë shfaqur 11 prej celularëve që kanë lënë gjurmë për disa dekada me radhë në historinë e Nokia.

Përshkrimet për secilin celularë me radhë të lansuar nga Nokia përgjatë viteve, mund ta lexoni edhe më poshtë:

Nokia Mobira Senator – I krijuar më 1982, ishte telefoni i parë i Nokia. Punonte përmes Telefonisë Mobile Nordic dhe peshonte diku 9kg.

Mobira Cityman – Ky celularë ishte i pari nga Nokia që mund të mbahej në dorë. Peshonte diku 500gr dhe kushtonte $5.

Nokia 1011 – I lansuar më 1992, ky ishte telefoni i parë digjital i Nokia. Mundësonte një bisedë prej 90min dhe mund të mbante rreth 99 numra të telefonit. Nuk kishte kamerë, ngjyra, bluetooth apo kartë për memorie.

Nokia 2110 – Modelet 2100 arritën më 1994, në këtë kohë kur u zbulua, programi i tij u quajt si më i avancuari deri atëherë. Përmbante një libër adresash, tinguj muzikor të ndryshëm dhe një lojë klasike Snake.

Nokia 9000 Communicator – I zbuluar më 1996, ky ishte celulari “gjithçka në një” i Nokia. Kishte email, shfletim në web, fax, procesim në word dhe kapacitete të tjera shpërndarëse.

Nokia 3210 – I lansuar më 1999, celulari që erdhi në gjashtë ngjyra të ndryshme, kishte mundësinë e mesazheve me foto, tinguj muzikorë shtesë dhe një kohë prej 4.5 orëve për të biseduar (Për krahasim, iPhone 6 zgjatë 12 orë nëse bisedoni pa ndërprerë). 160 milion njësi ishin shitur, duke e bërë atë njërin prej celularëve më të suksesshëm të Nokia.

Nokia 6650 – Nokia 6650 ishte celulari i parë në botë me 3G, që ishte lansuar më 2002. Vitin që pasoi, kompania lansoi modelin 1100, një celularë që kushtonte $136 dhe u shit në 200 milion njësi.

N-Gage – Ky celularë ishte shumë i përhapur në komunitetin e lojërave. Kushtonte $299 dhe u shit vetëm në 3 milion njësi, që është një rezultat jo i mirë.

5800 Xpress Music – Ky lansim i vitit 2008 ishte celulari i parë me prekje i Nokia. Sidoçoftë, iPhone i Apple dhe Android i Google ishin duke e dominuar tregun në këtë kohë.

Nokia Lumia 800 – Më 2011, Nokia debutoi celularin e parë Windows, Lumia 800. Ky ishte edhe bashkëpunimi i parë me Microsoft.

Nokia Lumia 920 – U lansua më 2012 dhe u pëlqye nga klientët.