Evertoni refuzon ofertën e Chelseat për Gordon

Evertoni e ka refuzuar ofertën e parë të Chelseas për sulmuesin anësor, Anthony Gordon. Sipas asaj që raporton The Guardian, londinezët kanë ofruar diku rreth 45 milionë euro për anglezin, transmeton lajmi.net. Kjo shifër nuk po iu duket e mjaftueshme skuadrës nga Liverpooli që duan të arkëtojnë më shumë nga shitja e lojtarit. Chelsea është…

Sport

16/08/2022 13:30

Evertoni e ka refuzuar ofertën e parë të Chelseas për sulmuesin anësor, Anthony Gordon.

Sipas asaj që raporton The Guardian, londinezët kanë ofruar diku rreth 45 milionë euro për anglezin, transmeton lajmi.net.

Kjo shifër nuk po iu duket e mjaftueshme skuadrës nga Liverpooli që duan të arkëtojnë më shumë nga shitja e lojtarit.

Chelsea është në krizë për një sulmues, aq më shumë tash kur iu është larguar edhe Timo Werner.

Gordon mund të luajë në tri pozitat e sulmit. /Lajmi.net/