Eva Longoria shpall fejesën me Jose Antonio Baston

​Eva Longoria ka shpallur fejesën me të dashurin e saj Jose Antonio Baston.

ShowBiz

13/12/2015 22:19

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” postoi sot një foto në Instagram duke treguar unazën e saj rubin.

Ajo zbuloi për fansat se 47 vjeçari Jose i propozoi asaj gjatë pushimeve në Dubai.

Në foton e bërë në shkretëtirë Eva shihet duke puthur të fejuarin e saj, me të cilin është frekuentuar që në vitin 2013.