​“European Defense Tech Hackathon”, ndahen çmimet për ekipet fituese

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për herë të parë në Kosovë, nën përkujdesjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkorganizim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH). Ministri i Mbrojtjes EJup Maqedonci në ceremoninë përmbyllëse falënderoi ekipet pjesëmarrëse…

Lajme

22/11/2026 18:12

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”.

Kjo garë u mbajt për herë të parë në Kosovë, nën përkujdesjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkorganizim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH).

Ministri i Mbrojtjes EJup Maqedonci në ceremoninë përmbyllëse falënderoi ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për punën dhe angazhimin e tyre gjatë këtyre tri ditëve të garave.

“Për mua secili ekip që mori pjesë ishte fitues. Ishte kënaqësi të shihja nga afër idetë dhe zgjidhjet që u prezantuan, si dhe potencialin që kanë të rinjtë për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes”, shkruan Maqedonci në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin Facebook.

Në fund të garës u ndan edhe çmimet për tri ekipet fituese, raporton KosovaPres.

Gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon” ka për qëllim të kapërcejë boshllëqet midis teknologëve, sektorit publik, investitorëve dhe operatorëve në teknologjinë e përdorimit të dyfishtë dhe atë të mbrojtjes.