Euroja zbret për herë të parë nën 90 lekë, niveli më i ulët historik
Monedha evropiane ka mbyllur këtë javë me një tjetër rënie në tregun valutor vendas, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 90 lekëve dhe duke regjistruar nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 89,78 lekë, duke shënuar një rekord të ri…
Lajme
Monedha evropiane ka mbyllur këtë javë me një tjetër rënie në tregun valutor vendas, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 90 lekëve dhe duke regjistruar nivelin më të ulët historik.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 89,78 lekë, duke shënuar një rekord të ri në rënien e saj përballë monedhës vendase me 0,24 lekë. Vetëm gjatë një jave, euroja ka humbur pothuajse një lek në kursin e këmbimit.
Referuar të dhënave të BSH-së, në terma vjetorë, rënia e kursit euro-lek ka arritur në 7,1%, niveli më i lartë i tkurrjes në tre vitet e fundit. Ndërkohë, në tregun valutor, dollari amerikan ka shënuar një forcim me 0,07 lekë dhe këmbehet me 81,89 lekë.
Funta britanike ka zbritur me 0,37 lekë, duke u këmbyer me 107,35 lekë, ndërsa franga zvicerane është forcuar me 0,09 lekë dhe këmbehet me 97,26 lekë.