Euro ndalon rënien, leku zhvlerëson paundin, por humb kundrejt dollarit

Monedha e Eurozonës ka regjistruar më në fund një vlerë të qëndrueshme ditën e sotme, duke vazhduar të këmbehet me 122 lekë, ndërsa ka një dobësim të ndjeshëm të paundit britanik, i cili ka rënë me plot 0.7 pikë, duke zbritur në vlerën e 137.8 lekëve.

Lajme

23/05/2019 16:05

Dollari amerikan dhe franga zvicerane kanë fituar pikë kundrejt lekut duke u këmbyer sot përkatësisht me 109.3 lekë dhe 108.2 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank/Scan.