Eto’o, në bisedime me Evertonin
Samuel Eto’o është në bisedime me Evertonin dhe mund ta bëjë një lëvizje sensacionale në Goodison Park në ditët në vazhdim.

Sport
Evertoni është në bisedime me Samuel Eto’o për një transferim sensacional në Goodison Park. Mirëpo, klubi nga Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë, pasi ka konkurrencë të fortë.
Toffees janë të vendosur ta përmirësojnë sulmin, pasi e transferuan Romelo Lukakun nga Chelsea, ndërsa sulmuesi kamerunas shihet si një alternativë e mirë.
Liverpooli duket se ka hequr dorë nga Eto’o, prandaj Evertoni e ka nisur ofanzivën për ish futbollistin e Real Madridit, Mallorcas, Barcelonës, Interit, Anzhit e Chelseat.
Gjithashtu, në mendjen e Eto’o qëndron një transferim i mundshëm në Katar, ku do të paguhej 7 milionë funte në vit.
Mirëpo, ideale për të është Premierliga, pasi ai nuk është i gatshëm ende t’i shohë vitet e fundit të karrierës, pasi dëshiron të luajë ende në nivele të larta.