Eto’o e humbet toruan – sulmon fizikisht një kameraman pas ndeshjes Brazil – Koreja e Jugut

Samuel Eto’o nuk i ka mbajtur nervat në një moment pas ndeshjes në mes të Brazilit dhe Koresë së Jugut. Teksa po xhirohej nga një kameraman, kamerunasi e humbi për një moment kontrollin, duke e sulmuar fizikisht atë. Ish-lojtari ishte duke bërë foto me disa fansa të tij, mirëpo duket se një kamerë që e…

Sport

06/12/2022 16:12

Samuel Eto’o nuk i ka mbajtur nervat në një moment pas ndeshjes në mes të Brazilit dhe Koresë së Jugut.

Teksa po xhirohej nga një kameraman, kamerunasi e humbi për një moment kontrollin, duke e sulmuar fizikisht atë.

Ish-lojtari ishte duke bërë foto me disa fansa të tij, mirëpo duket se një kamerë që e ndiqte hap pas hapi e shqetësoi atë.

Si përfundim, ish-i i Barcelonës iu vërsul kameramanit dhe deshi ta godiste fizikisht.

Kësaj tentative ia doli pasi e goditi me gju në trup atë.

Më poshtë i gjeni këto pamje. /Lajmi.net/