Ethereum arrin vlerë rekorde

Vlera e bitcoin shfaqi rritje ditën e Hënë pas një rënie brutale javën e kaluar në 30 mijë dollarë. Ndërsa kriptomonedha e dytë më popullore në botë Ether arriti një rekord të ri.

Auto & Tek

25/01/2021 20:11

Bitcoin u ngjit me 7.4% në 24 orët e fundit në 34,807 dollarë sipas të dhënave të CoinDesk duke rikuperuar humbjet prej mëse 100 miliardë dollarë nga tregu i kriptomonedhave javën e kaluar.

Ether, monedha digjitale e blockchanit Ethereum u këmbye me 1,476 dollarë ditën e Hënë. Rritja e kriptomonedhës ishte 6.2%, transmeton Lajmi.net. Monedhat e tjera alternative njohur si Altcoins, gjithnjë kanë reaguar ndaj trendeve pozitive të bitcoin dhe kësaj here nuk ishte ndryshe. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregu, pati një 2021 të çmendur.

Pasi katërfishoi vlerën vitin e kaluar, më 7 Janar kapërceu 40 mijë dollarët megjithatë sot qëndron 17% më poshtë sesa rekordi i vendosur. /Lajmi.net