ESPN: Liverpooli favorit për Bellingham

Liverpooli po konsiderohet favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham. Të paktën kështu raporton ESPN, që i konsiderojnë “Të Kuqtë” një hap para skuadrave të tjera në garë për shërbimet e lojtarit. Mesfusha është reparti ku skuadra e Jurgen Klopp po çalon më së shumti, andaj një ardhje e re do t’u…

Sport

05/11/2022 10:01

Liverpooli po konsiderohet favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.

Të paktën kështu raporton ESPN, që i konsiderojnë “Të Kuqtë” një hap para skuadrave të tjera në garë për shërbimet e lojtarit.

Mesfusha është reparti ku skuadra e Jurgen Klopp po çalon më së shumti, andaj një ardhje e re do t’u ndihmonte në përmirësimin e rendimentit.

Ndonëse në verë erdhi Arthur Melo, impakti i tij nuk u vërejt fare. Braziliani më shumë po rri i lënduar, sesa në gjendje optimale për lojë.

Zbarkimi i mundshëm i Bellingham do t’ia shtonte kreativitetin e munguar mesfushës së Liverpoolit që po vuan shumë në këtë edicion. /Lajmi.net/