‘ESPN’: Gakpo dhe Leao në listën e ngushtë të Man United

Manchester United po vazhdon të mendojë për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldo. Skuadra e United dhe Cristiano Ronaldo ndanë rrugët e tyre gjatë javës së kaluar, me marrëveshje të dyanshme. Tani, ‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë të gjejnë një zëvendësues për pesë herë fituesin e Topit të Artë. Sipas ‘ESPN’ tashmë janë dy emra në…

Sport

27/11/2022 10:23

Manchester United po vazhdon të mendojë për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldo.

Skuadra e United dhe Cristiano Ronaldo ndanë rrugët e tyre gjatë javës së kaluar, me marrëveshje të dyanshme.

Tani, ‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë të gjejnë një zëvendësues për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas ‘ESPN’ tashmë janë dy emra në listën e ngushtë të dëshirave të Man United, përcjell lajmi.net.

Cody Gakpo dhe Rafael Leao janë lojtarët që pëlqehen nga stafi i ‘Djajve të Kuq’.

Të dy lojtarët po aktivizohen në Kampionat Botëror dhe kanë bërë mirë në ndeshjet e para me Holandën, respektivisht Portugalinë.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjnë ndonjë ofertë zyrtare gjatë janarit, për ndonjërin prej lojtarëve. /Lajmi.net/