Është prezantues i lajmeve, por nuk është njeri

Një video nga një agjenci kineze e lajmeve tregon tani se si mund të duket kur intelegjenca artificiale i jep lajmet.

Auto & Tek

09/11/2018 12:48

Edhe në media, njerëzit në të ardhmen mund të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me robota. Dhe ky është një shembull mbresëlënës i agjensisë shtetërore të lajmeve të Kinës Xinhua, transmeton lajmi.net.

Të dy prezantuesit e intelegjencës artificiale flasin kinezisht dhe anglisht.


Sipas Xinhua , përfitimet janë të qarta: Lajmëtarët mund të punojnë 24 orë në ditë, të zbatohen shpejt dhe lehtë në faqet e internetit dhe kanalet e mediave sociale, dhe në mënyrë të konsiderueshme të zvogëlojnë shpenzimet e prodhimit të lajmeve. /Lajmi.net/