Është një pyll në Poloni i mbushur me pemë të lëkundura, askush nuk mund ta shpjegojë arsyen (Foto)

Thellë në pyjet e regjionit të Polonisë, një seksion i tërë pemësh formojnë një fenomen të çuditshëm dhe të mrekullueshëm të njohur si ''Pylli i lëkundur.''

Fun

30/06/2018 10:10

Përse pemët janë në gjendje të tillë? Askush nuk është i sigurt për shpjegim. Disa thonë se kushtet e ashpra të motit i kanë bërë në këtë mënyrë. Të tjerë thonë se zhvillimi i bërë nga njeriu i ka çrrënjosur pemët, transmeton lajmi.net

Fotografi për peizazh, Kilian Schoonberger i shpërndau në rrjete sociale fotot e pyllit. Sipas tij dhe traditës gojore të rajonit, pemët u mbollën rreth vitit 1930. Gjatë asaj kohe dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët e kanë pasur zonën në kontroll.

Deri më sot, ka zëra që thonë se disa lloj teknikash të bëra nga njeriu janë përdorur për të shkaktuar këtë formë të çuditshme të pemëve, megjithëse nuk është e qartë se për çfarë qëllimi mund të kenë shërbyer.

”Nuk ka asnjë shpjegim përfundimtar,” thotë Schoonberger.

Sipas tij, pemët mund të jenë mbjellë në mënyrë specifike për dru të përkulur, për të ndihmuar në ndërtimin e gjërave si karriget lëkundëse, slitë ose anije. /Lajmi.net/

Crooked5Crooked4Crooked3Crooked2Crooked1