A është ky qeni më i lumtur në botë?

Një qen në Toronto po bëhet yll viral, pasi pronari i tij ka postuar një video të tij duke shfrytëzuar një lodër automatike për të luajtur.

Fun

18/06/2016 04:09

Në videon e postuar nga Rennie Berchard, shihet se si funksionon lodra e cila automatikisht e hedhë topin e tenisit dhe qeni përsëri e sjell tek ajo, duke u zbavitur shumë kështu, përcjell lajmi.net

Qeni shumë mirë e ka kuptuar funksionimin e makinës, pasi që me zhurmën e saj e kupton se kur duhet të vrapojë për ta marrë topin.

“Kur ai e kuptoi si funksionon dhe u mësua t’a përdorë atë vet, u emocionua shumë”, tha Rennie Berchard

“Ai është duke u zbavitur shumë dhe unë mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë”, përfundoi ai./lajmi.net