Është e pamundur të mërziteni nëse keni pranë një nga këto shenja zodiaku

Ata kanë aftësinë të dëgjojnë dhe të thonë fjalët e duhura, në momentin e duhur.

Fun

21/09/2021 16:25

Ka disa njerëz që janë ‘ilaçi’  më i mirë për çdo trishtim, a jeni dakord dhe ju? Me siguri, keni takuar në jetë njerëz që duket se janë në gjendje të rikthejnë humorin në pak minuta, se si me metodat e tyre ekstroverse dhe mirëkuptuese, arrijnë të t’ju bëjnë të buzëqeshni.

Ata kanë aftësinë të dëgjojnë dhe të thonë fjalët e duhura, në momentin e duhur. Me fjalë të tjera, të jesh pranë tyre është një lloj feste dhe i bën shumë mirë psikologjisë sonë.

Shigjetari

Shigjetari është një tip personi impulsiv që thotë gjithmonë atë që duhet të dëgjosh, por me respektin maksimal. Të lindurit në këtë shenjë janë altruistë, kanë kapacitete për të këshilluar, pa ofenduar askënd. Është interesante se si ata i bëjnë të tjerët për të qeshur, e kanë batutën në majë të gjuhës. Janë tipi i personit që  vënë në lojë edhe shefin dhe dinë t’i relaksojnë miqtë edhe në momentet më serioze.

Luani

Luani ka një shpirt lidershipi të lindur, motiv për të cilin tërheq vëmendjen e të gjithëve, kudo që shkon. Kjo vëmendje që tërheq Luani i detyrohet edhe faktit që e do argëtimin, emocionet dhe përfshihet lehtësisht me njerëzit që e rrethojnë. U pëlqen të inkurajojnë të tjerët që të bëhen versioni më i mirë i vetes dhe t’i realizojnë të gjitha ëndrrat e tyre.

Demi

Demat janë ekstremist besnikë dhe këshillues të shkëlqyer. Të lindurit nën këtë shenjë janë gjithmonë gati për të dëgjuar dhe për të dhënë këshillat më të mira që çlirojnë shpirtin e çdokujt. Intensivë dhe shumë miqësorë, Demat e shijojnë jetën  në maksimumin e saj dhe të qëndrosh me ta është gjithmonë një aventurë.

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë gjithmonë intuitë të fortë, nuk ka rëndësi  se sa e tensionuar është situata, ato nuk hezitojnë të krijojnë një lojë ‘për të thyer akullin’ dhe për t’u dhënë alegri miqve e kolegëve. Të lindurit në këtë shenjë, përpiqen ta bëjnë jetën sa më të lehtë të jetë e mundur, kështu që kanë një sjellje gjithmonë me humor dhe në të njëjtën kohë aspak dashakeqe. /Lajmi.net/