Ermali nis dietën dhe vrapin por ka një mesazh për veten
Ermal Fejzullahu njihet për luhatjet në peshë që i ka pasur.
ShowBiz
Por, viteve të fundit, ai ka disa kile të tepërta, të cilat ka vendosur t’i heqë, shkruan lajmi.net
Në Instastory, këngëtari ka publikuar disa video ku shihet duke vrapuar në natyrë, video këto të cilat kanë pasur një shkrim interesant.
Ermali tha se ka 10 ditë që i ka hyrë kësaj procedure por me 10 lule nuk ‘çelë’ pranvera.
Me pjesën e fundit këngëtari pati një mesazh për veten, duke i rikujtuar se kjo është një procedurë që do kohë./Lajmi.net/