Ermal Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca është keq, thirreni Kuvendin

“1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në një postim në Facebook. Sadiku ka deklaruar se deputetët që janë betuar në Kuvend i kanë marrë pagat, ndërsa për vete ka bërë të ditur se kjo është paga e katërt që merr nga Kuvendi.…

Lajme

03/09/2026 14:33

“1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në një postim në Facebook.

Sadiku ka deklaruar se deputetët që janë betuar në Kuvend i kanë marrë pagat, ndërsa për vete ka bërë të ditur se kjo është paga e katërt që merr nga Kuvendi.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe deputetët kanë mundur të punojnë në komisione, të shtyjnë përpara ligjet që presin, si dhe të diskutojnë e propozojnë politika.

“E di që po tingëlloj pak si popullistët që i urrej, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mundur të punojmë në komisione, t’i shtyjmë përpara disa ligje që po presin, të diskutojmë e të propozojmë politika dhe, në fund të fundit, t’i kryejmë punët për të cilat na kanë votuar qytetarët”, ka shkruar ai.

Në fund, Sadiku i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta thërrasë seancën e Kuvendit.

“Thirreni seancën, të pa dashutun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, shkroi Sadiku.