Erion Veliaj prezaton pamje fantastike të Tiranës me rastin e 14 shkurtit
14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.
Fun
Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.
E padyshim se kjo festë ndër shumë vite festohet edhe tek shqiptarët.
Madje ne Shqipëri i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe zbukurimit të qytetit.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video nga ku ka prezantuar pamjen e re që ka marrë kryeqyteti i Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
“Tirana është edhe Kryeqyteti Evropian i Rinisë, edhe Kryeqyteti i Dashurisë – ndaj thoni sa më shumë “Të Dua”!”, shkroi ai.
View this post on Instagram