Eriksen rrëfen gjithçka, vendimin më të vështirë, kohën në Inter, qytetin e Milanos dhe shumë të tjera

Christian Eriksen në një intervistë së fundmi ka thënë se është ballafaquar me vendimin më të vështirë në karrierën e tij gjatë kohës në Inter.

Sport

16/03/2021 19:06

Danezi, i cili u largua në Itali para një viti për t’u transferuar në Inter, nuk ka pasur minutazhën e kërkuar te klubi i ri, raporton lajmi.net.

Ai është ballafaquar me një vendim shumë të vështirë kur iu është dashur të zgjedhtë mes qëndrimit në Inter apo rikthimit në ish-klubin e tij, Tottenham.

Megjithatë, Eriksen insiston se ai asnjëherë nuk mendoi për largimin por nuk ishte i sigurte në qoftë se do t’i jepej mundësia për të treguar veten.

Ai tha për TV2 Sport se ndjehej shumë keq vazhdimisht, por tani është rikuperuar nga kjo ndjenjë.

“Ishte mentalisht e vështirë të përshtatesh këtu në fillim, nuk dëshiroja të largohesha në asnjë moment. Doja me të vërtetë të luftoja për një vend startues”, tha ai.

“Jashtë fushave ishte fantastike. Milano është një qytet i bukur dhe familja ime po ndjehej mirë. Më mungonte vetëm ndjenja në fushë”, ka shtuar ai.

“Të jesh një lojtar i Interit ka qenë gjithmonë diçka speciale, por një ndjenjë më e mirë është atëherë kur ju luani më shumë. Po kaloj kohë të mirë tani”.

Për fund ai tregoi se gjatë kohës kur nuk luante startues apo nuk ishte as në bankë rezervë, kalonte shumë kohë duke ushtruar goditjet e lira./Lajmi.net/