Eriksen rikthehet në stërvitje në Danimarkë

Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje në vendin e tij ku lindi, Danimarkë. 

Sport

02/12/2021 14:52

Eriksen ka qenë jashtë fushës që nga 12 qershori, kur u rrëzua në fushë për shkak të një ataku kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

Ai nuk u lejua të stërvitet apo të luajë në Itali pas problemeve me zemër, ndaj është rikthyer në Danimarkë, ku po stërvitet me ish-klubin e tij Odense.

“Ne jemi të kënaqur që Christian Eriksen po mban formën e duhur me ne”, tha drejtori sportiv i klubit Michael Hemmingsen për Bt.dk.

“Ne kemi mbajtur kontakte me Christian që kur ai u largua, dhe për këtë arsye jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej në Ådalen.”

Eriksen u largua nga klubi në vitin 2009, duke iu bashkuar Ajax-it në një marrëveshje prej 1.5 milionë euro.

Më pas ai kaloi te Tottenham dhe Inter.

29-vjeçari është nën kontratë me kampionët e Serisë A deri në qershor 2024.

Sigurimi i FIFA-s mbulon pagën e tij prej 7 milionë euro në vit dhe Interi do të diskutojë të ardhmen e lojtarit me ish-yllin e Tottenhamit dhe agjentin e tij në muajt e ardhshëm.

Të dyja palët janë në marrëdhënie të mira dhe janë të gatshme të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e lojtarit. /Lajmi.net/