Eriksen nuk është ‘shënjestër’ e PSG-së

PSG ka informuar Interin se nuk kanë interesim për mesfushorin Christian Eriksen.

Sport

07/01/2021 15:22

Danezi kaloi të “Parisienët” para 12 muajve duke refuzuar rinovimin me Tottenhamin, por nuk ia doli të gjejë vetën në projektin e Antonio Contes dhe klubi italian e ka vendosur në shitje, transmeton lajmi.net.

Thuhej se PSG-ja ishte favoriti kryesor, shkaku i trajnerit të ri Mauricio Pochettino që ka punuar me lojtarin për disa vite të Spurs.

Sidoqoftë, sipas ESPN, PSG nuk e sheh si shënjestër 28-vjeçarin dhe tekniku argjentinas gjithashtu nuk është i interesuar.

Interesim për Eriksenin kanë treguar edhe disa klube angleze, si Wolves dhe West Ham, derisa e ardhmja e tij mbetet në dyshime./Lajmi.net/