Eriksen ka një lajm fantastik për Interin

Christian Eriksen së shpejti mund të bëhet futbollist i ri i Interit.

Sport

14/01/2020 08:43

Inter është gjithnjë e më afër transferimit të mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se Nerazzurrët kanë marrë sinjale pozitive nga përfaqësuesit e yllit danez në lidhje me transferimin e tij në Milano, përcjell lajmi.net.

Gjatë mesjavës, menaxheri i Eriksenit pritet të mbërrijë sërish në Itali për të sqaruar detajet e fundit me Interin para se të tentohet marrëveshja finale me Spurs.

Megjithatë, vijnë sinjale se kërkesa dhe oferta mund të përafrohen dhe Eriksen mund të transferohet tek Inter, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/