Eriksen impresionon Conten
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, raportohet se ka impresionuar mjaftueshëm në stërvitje trajnerin Antonio Conte dhe ka fituar një vend startuesi kundër Interit në Kupën e Italisë.

Sport
La Gazzeta dello Sport pretendon se ish mesfushori i Tottenham ka bindur trajnerin Conte gjatë rifillimit të stërvitjeve, dhe u shfaq në formë të shkëlqyeshme fizike për vazhdimin e sezonit.
Gazeta zbulon se Conte ka zgjedhur Eriksen midis titullarëve gjatë seancave të tij të para të stërvitjes taktike.
Mediumi shton se mund të shohim një rreshtim 3-4-1-2 me danezin pas Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit kur Interi udhëton në San Paolo për t’u përballur me Napolin.
Interi ka një punë të vështirë në ndeshjen e kthimit kundër Napolit, pasi ndeshjen e parë ka humbur 1:0./Lajmi.net/