Erdogan: Terrorizmi është problem i gjithë botës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka dhënë një deklaratë për gazetarët në aeroportin Esenboğa të Ankarasë para se të niset për vizitën e tij në Bruksel.

Bota

24/05/2017 19:49

Duke vënë në dukje se terrorizmi ndodhet në radhë të parë brenda kërcënimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Erdoğan, deklaroi: “Këto kërcënime asimetrike, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sigurisht që përbëjnë një kërcënim serioz edhe për sigurinë tonë. Terrorizmi aktualisht është më parësori në mesin e kërcënimeve. Për të kapërcyer të gjitha këto probleme është kusht që të tregohet vendosmëri, një qasje parimore dhe të qëndrueshme. Në veçanti, aleatët e NATO-s janë të detyruar të qëndrojnë në një solidarizim të plotë dhe në bashkëpunim. Sulmet në muajt e fundit në St. Petersburg, Stokholm, Paris dhe Manchester na kanë treguar ne se terrorizmi nuk është një çështje rejonale”.

“Terrorizmi problem i të gjithë botës”

Pasi ka bërë të ditur se terrorizmi është bërë problem i gjithë botës dhe jo vetëm i një vendi Erdoğan ka theksuar se: “Tashmë çdokush duhet ta pranojë këtë të vërtetë. Terrorizmi sot nuk është problem vetëm i një vendi por i të gjithë botës. Çështjet globale mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim në përmasa globale. Ende në disa vende vërejmë se vazhdohet të kryhen privilegje, ndarje si ‘terroristi im, terroristi yt‘. Është kusht që të distancohemi nga këto. Çështjet globale mund të zgjidhen nëse çështja diskutohet në përmasa globale”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa ndaj një pyetjeje në lidhje me debatet për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga baza ushtarake Incirlik presidenti Erdoğan tha se “Në lidhje me këtë çështje ne nuk na ka ardhur ndonë gjë, nëse ‘ne ikim apo jo në Jordani‘. Madje, disa ditë më parë ka patur një deklaratë të zyrtarëve gjermanë se nuk ka një gjë të tillë. Edhe sikur të bëjnë diçka të tillë për ne nuk është dhe aq e rëndësishme. Nëse ikin ne u themi ‘lamtumirë‘, asgjë më shumë”.

Në lidhje me veton e Turqisë në NATO për Austrinë presidenti Erdoğan tha se “Ai që bllokon bllokohet, kaq e thjeshtë”.