Erdogan sulmon BE-në, premton ta kthej dënimin me vdekje
Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan, vazhdon të sulmojë Bashkimin Evropian.
Bota
Erdogan, i cili ishte në ceremoninë e hapjes për një memorial kushtuar afërsisht 250 njerëzve që vdiqën gjatë grushtshtetit të dështuar në vitin e kaluar, akuzoi Brukselin duke thënë se nuk I ka mbajtur premtimet.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë për ne … 54 vjet kanë kaluar dhe ata janë ende duke bërë shaka me ne”, tha ai.
Erdogan tha gjithashtu se do të miratonte “pa hezitim” dënimin me vdekje, nëse parlamenti e voton për ta kthyer atë. Ky veprim do t’i jepte fund përpjekjes së Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.