Era Istrefi rikthehet këtë vit me projekte të reja

Pritjes së fansave të Era Istrefit po i vjen fundit.

ShowBiz

21/01/2021 22:45

Era Istrefi vitin e kaluar ka qenë pasive në muzikë, ani pse fansat prisnin diçka të re nga ajo, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ka të reja nga ajo.

Ishte miku dhe bashkëpunëtori i saj Julian Perreta ai i cili me një postim paralajmëroi gjëra të mëdha nga Era.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit Era pas një pauze të gjatë në muzikë.

Kujtojmë se artistja gjatë këtyre ditëve po shijon pushimet bashkë me motrën e saj, Norën. /Lajmi.net/