Era Istrefi dhe producenti BigBang festojnë milionin e parë
Këngëtarja e re më e suksesshme e skenës aktualisht, Era Istrefi dhe top producenti, Big Bang Beats kanë festuar milionin e parë të klikimeve të këngës së re “Njo si Ti”.

ShowBiz
Këngëtarja e re ka kohë që ka publikuar projektin “Njo si Ti”, një manifest prej ‘dancehalli’ i cili tash u shndërrua në hit.
Deri tash 1 milionë klikime i ka bërë kënga një javë pas lansimit, një sukses i konsiderueshëm që e ka bërë producentin Big Bang të gëzohet.
Ai ka publikuar një regjistrim nga studio me Era Istrefin, e cila pi madje edhe birrë.
Besohet se ky regjistrim është nga momentet kur është realizuar kënga “Njo si Ti”.
Ndryshe Big Bang Beats raportohet se po punon në shumë projekte të tjera të artistëve të mëdhenj. telegrafi.com