Epoka e Cristiano Ronaldos
Edhe pse skuadra portugeze është plot me talent të rinj, 34-vjeçari Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se ai ende mund të kujdeset për ekipin.
Sport
Trajneri pragmatik Fernando Santos ka përfshirë lojtarët si Joao Felix, Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes në ekipin e tij së bashku me fituesin e pesë herë të Topit të Artë.
Ylli i Juventusit shënoi një het-trik fantastik gjatë fitores 3-1 të Portugalisë ndaj Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në stadiumin e Portos, transmeton lajmi.net.
Tre golat e mbrëmshëm e kanë çuar në 21, diferencën me Ronaldos dhe Ali Daei, sulmuesi që ka shënuar më shumë gola me kombëtaren, 109 sosh.
Goli i parë i tij erdhi nga gjuajtja e lirë pas 355 ditëve, pasi e fundit ishte në barazimin 3-3 ndaj Spanjës në Kupën e Botës.
Ky het-trik ndaj Zvicrës erdhi në vendin ku ai filloi karrierën me Portugalinë në vitin 2004 – ‘Estadio do Dragao’.
Para se Ronaldo të debutonte, Portugalia arriti në total prej tre gjysmëfinaleve në turnetë e mëdha (1966 Kupën e Botës, 1984 dhe 2000 Euro). Që kur ai ka qenë i përfshirë në skuadër, Portugalia ka arritur në tri gjysmëfinale (2004 – 2016 Euro dhe 2019 Liga e Kombeve).
Ronaldo ka shënuar në secilën prej këtyre gjysmëfinaleve, me dy që kanë përfunduar me fitoren e tyre, ku njëra nga to i solli trofeun e Evropianit për herë të parë në histori. /Lajmi.net/