Enver Hoxhaj në Forumin e Delphi në Kurdistan të Irakut: Kosova, model për ndërtimin e shtetit pas luftës
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi, i cili për herë të parë u mbajt në rajonin e Kurdistanit në Irak. Ai ishte pjesë e panelit të nivelit me temën “Diplomatic and Economic Alliances: The Path Forward”, ku morën pjesë figura politike nga Iraku, vendet e Këshillit të…

Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi, i cili për herë të parë u mbajt në rajonin e Kurdistanit në Irak.
Ai ishte pjesë e panelit të nivelit me temën “Diplomatic and Economic Alliances: The Path Forward”, ku morën pjesë figura politike nga Iraku, vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë panel u diskutua për rëndësinë e diplomacisë ekonomike, interesave të përbashkëta rajonale dhe nevojën për aleanca strategjike që avancojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.
Hoxhaj theksoi përvojën e Kosovës në ndërtimin e shtetit pas konfliktit dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe demokratike.
Ai nënvizoi se Kosova është e gatshme të ndajë përvojën e saj me vende dhe rajone që ndodhen në faza të ngjashme të zhvillimit politik e institucional.
“…ndava përvojën e Kosovës në ndërtimin e institucioneve pas luftës dhe gjenocidit – institucione që sollën stabilitet, siguri dhe besim tek qytetarët. Theksova se Kosova mund të jetë model për rajone si Kurdistani, që synojnë forcimin e shtetit dhe zhvillimin demokratik.”, ka thënë Hoxhaj.
“Kosova ka shumë për të ndarë dhe për të kontribuar, e kjo na motivon që të forcojmë edhe më shumë lidhjet me miqtë tanë ndërkombëtarë.”, ka shtuar ai.
Në forum ishin të pranishëm edhe Presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid, Zëvendëskryeministri i Kurdistanit, Qubad Talabani, si dhe personalitete të njohura ndërkombëtare si Ahmet Davutoglu (ish-Kryeministër i Turqisë), Hoshyar Zebari (ish-Ministër i Jashtëm i Irakut), Dimitris Avramopoulos (ish-Komisioner i BE-së), Massimo D’Alema (ish-Kryeministër i Italisë) dhe General Sir Nick Carter (ish-Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar).