Enver Hoxhaj garanton se PDK me Bedri Hamzën do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%
Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot pensionistë, me të cilët ka bashkëbiseduar për kontributin e tyre jetik në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe për politikat që Partia Demokratike e Kosovës parasheh për ta në qeverisjen e ardhshme. Në një video të realizuar me AI, drejtuar pensionistëve,…
Lajme
Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot pensionistë, me të cilët ka bashkëbiseduar për kontributin e tyre jetik në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe për politikat që Partia Demokratike e Kosovës parasheh për ta në qeverisjen e ardhshme.
Në një video të realizuar me AI, drejtuar pensionistëve, Hoxhaj theksoi se ata janë brezi që e ka mbajtur Kosovën në këmbë në kohët më të vështira dhe se sot meritojnë më shumë dinjitet dhe siguri ekonomike.
“Pensionistët janë ata që ndërtuan një Kosovë me punë, sakrificë dhe dinjitet. Ata mbajtën familjet, ekonominë, shtetin dhe idealin e Republikës në kohët më të vështira. Tani është radha që shteti të kujdeset për ju. Nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës, qeveria e ardhshme do t’i rrisë të gjitha pensionet mbi 50%. Në qeverisjen tonë, dinjiteti i pensionistëve është i paprekshëm. Ky është obligimi ynë, jo premtim. Faleminderit për Kosovën që ndërtuat,” u shpreh Hoxhaj.
Ai theksoi se kujdesi për pensionistët do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme të PDK-së dhe se politikat sociale do të bazohen në respekt, mirënjohje dhe drejtësi për brezin që sakrifikoi për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
PDK, sipas Hoxhajt, synon një shtet që nuk i harron ata që e ndërtuan dhe që garanton një jetë më dinjitoze për pensionistët në vitet në vijim.